Pas klasës senzorike në SH.F. Hasan Prishtina, Kryetari Ahmeti vijoi me promovimin e projektit të përkujdesjes për çdo fëmijë si dhe arsimit inkluziv duke lëshuar në përdorim klasën senzorike të radhës për fëmijët me nevoja të veçanta, kësaj radhe në Shkollën Fillore “Liria” në Shkup.

Kryetari Ahmeti, i përkrahur nga pushteti lokal, por edhe bashkëpunëtorët dhe ndërmarrësit lokal, vijon kontributin në sensibilizimin e opinionit dhe stimulimin e trajtimit korrekt të fëmijëve me nevoja të veçanta në shoqërinë tonë.

Projekti i krijimit të kushteve optimale për përfshirje të të gjithë fëmijëve do të vijojë edhe në shkolla tjera.