Ali Ahmeti përkujton Luan Haradinaj: Ra kur çdo gjë ishte e çiltër, fisnike, ideale, e dlirë

U bënë 23 vite pa Luanin. Iku shumë herët, ra për ti hapur rrugë lirisë, shtetit të Kosovës, bashkimit, jetës më të mirë.

Marketing

Luani ra kur çdo gjë ishte e çiltër, fisnike, ideale, e dlirë, si dashuria për atdheun, si gatishmëria për sakrificë sublime, si ëndrra për liri.

Luan vëlla, me përmallim të kujtoj dhe në kujtesën time ke mbet po ai, Luani i UÇK-së me vrull rinor dhe patriotizëm të pashoq.

Lavdi heroit Luan Haradinaj!
Lavdi Ushtrive tona Çlirimtare!

Ali Ahmeti

Marketing