Ali Ahmeti pret Ambasadoren Gjermane: Të mos vonojë konstituimi i institucioneve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot në
Tetovë ka takuar Ambasadoren e re gjermane zonjën Anke Holstein.
Takimi i parë njohës midis bashkëbiseduesve ishte miqësor dhe dashamirës
dhe i përcjellur me shkëmbim të opinioneve për procesin zgjedhor në
vendin tonë.
Z. Ahmeti uroi Ambasadoren Holstein për detyrën e re dhe u zotua për
vazhdimësi të miqësisë dhe bashkëpunimit të afërt me Gjermaninë duke
shprehur faleminderimin e madh për kontributin e deritanishëm të
Berlinit për vendin dhe rajonin tonë.
Procesi zgjedhor u vlerësua si demokratik nga bashkëbiseduesit dhe në
përputhje me standardet ndërkombëtare, ndërsa tash pritet konstituimi i
Kuvendit dhe i qeverisë sa më shpejt që është e mundur.
Sfidat para nesh janë të shumta, negociatat me Bashkimin Europian,
rimëkëmbja ekonomike dhe përballja me pandeminë, por edhe realizim i
programeve zgjedhore, prandaj edhe konsolidimi i institucioneve nuk
guxon të vonojë.
Z. Ahmeti theksoi vijat e kuqe të BDIsë dhe të shqiptarëve, Marrëveshjet
e Ohrit, Prespës dhe e fqinjësisë së mirë por edhe reformat për të
përmbushur standardet europiane dhe premtimet tona zgjedhore.
Z. Ahmeti dhe Ambasadorja gjermane u dakorduan që të vijojnë dialogun
dhe bashkëpunimin edhe në të ardhmën.
Marketing