Ali Ahmeti priti kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti sot në
Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim me
kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Avdullah Hoti i cili po qëndron
për vizitë zyrtare në vend.

Marketing

z.Ahmeti gjatë këtij takimi me z.Hoti ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe
Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyer ndër-fqinjësore dhe se kështu do të
mbeten gjithmonë.

Ahmeti dhe Hotit kanë bashkëbiseduar edhe për zgjerimin e bashkëpunimit
mes dy vendeve tona në funksion të paqes, ekonomisë, stabilitetit dhe
mirëqenies në rajon.

Lideri i BDI-së z.Ahmeti ka uruar z.Hoti për marrëveshjen e Uashingtonit
e cila hap rrugën e njohjes reciproke si dhe integrimit në NATO dhe në
Bashkimin Evropian pasi që kjo është rruga e vetme që garanton një jetë
më të mirë për të gjithë qytetarët e Ballkanit.

Kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti gjatë takimit me kryeministrin e
Republikës së Kosovës z.Hoti diskutuan edhe mbi arritjet e Maqedonisë së
Veriut duke përmendur këtu marrëveshjen me Athinën dhe Sofjen si dhe
orientimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Ahmeti ka porositur Hotin që kompromiset e arritura të Maqedonisë së
Veriut me Greqinë dhe Bullgarinë të jenë një pikë referimi për dialogun
Kosovë-Serbi pasi që vetëm përmes marrëveshjeve shtetet tona mund të
ecin përpara.

Në fund të takimit lideri i BDI-së Ahmeti theksoi se Maqedonia e Veriut
do të përkrahë Republikën e Kosovës në zbatimin e reformave të nevojshme
dhe të rëndësishme me qëllim mbisundimin e së drejtës dhe funksionimin e
mirëfilltë të institucioneve të Kosovës e me këtë rast integrimin
euro-atlantik.

Marketing