ALI AHMETI: Projekte për deponi rajonale, ujësjellës dhe kanalizime, mali Sharr park kombëtar, gazifikim, fotovoltaikë

Duke folur mbi agjendën e re të BDI-së, Ahmeti ka theksuar se më parë kanë punuar për fusha të ndryshme për të mirën e qytetarëve, ndërkohë që tashmë po orientohen për një jetë më ndryshe dhe prioritetet e tyre janë ajri i pastër, uji etj.

Marketing

“Prioritet numër një janë në këtë platformë tashmë janë rregullimi i problemit të mbeturinave, ajri i pastër, ujëra të pastra, këtë dua të them që tanimë është koha për të dalë me një platformë të tillë sepse gati 19 vite agjendat tona kanë qenë të ngarkuara me prioritete tjera, ne kemi mbyllur pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit”, ka vlerësuar kështu theksuar Ahmeti.

Sipas tij, tashmë janë në vijim e sipër shumë projekte për deponi rajonale që do të merren pikërisht me këtë problematikë, projekte për ujësjellës dhe kanalizime në shumë komuna, Ligji për shpalljen e malit Sharr si park kombëtar, gazifikimi si projekt në mbarë vendin, fotovoltaik etj.

“Mendoj që veprimet e para, do të kenë formë konkrete si ngritja e pesë impianteve për plehërat, gjithashtu janë të angazhuar dhe bëhen negociata me kompani zvicerane dhe belge, duhet parë afatet dhe gjithashtu besoj që në shtator do të fillojnë punimet për kanalizimin e gjithë hapësirës së komunës së Kërçovës që është me 65 mijë banorë, ku qendra kryesore për filtrimin e ujërave është bërë dhe është një projekt që ka kushtuar afër 40 milionë euro, Qendra për pastrimin e ujërave të zeza në Tetovë gjithashtu, por çështja është që në gjitha komunat ka iniciativa dhe projekte për të përmbyllur të gjitha ujërat e zeza dhe pesë qendra rajonale për grumbullimin e mbeturinave”, ka thënë kështu Ahmeti në emisionin debativ Click plus.