ALI AHMETI rrëfen “porosinë” e ambasadorit shqiptar në Austri (VIDEO)

Cilat ishin kontaktet e lëvizjeve ilegale në Kosovë me regjimin komunist në Shqipëri?

Marketing

Kësaj pyetjeje i ka dhënë përgjigje kreu i BDI, Ali Ahmeti në një intervistë ekskluzive për Ora News.

Sipas tij, kontaktet me Shqipërinë ka qenë rreth viteve 84-85, ndërsa rrëfehu se çfarë u kishte thënë ambasadori i Shqipërisë në Austri ato vite, Idriz Bardhi.

“Unë kontaktet me Shqipërinë i di nga vitet 84, 85. Kemi kontaktuar, takuar ambasadorët e Shqipërisë, të cilët ishin në Austri sepse në Zvicër nuk kishte ambasadë. Aso kohe , jo një herë por disa herë jemi takuar. Ka qenë ambasador Idriz Bardhi, nuk e di a jeton a nuk jeton. Pas Idriz Bardhit ka qenë Engjëll Koloneci. Idriz Bardhi ka qenë një diplomat shumë i mirë dhe më kujtohet një debat goxha i fortë sepse kryesisht propaganda jonë shkonte në frymën e politikave që bënte dhe Partia e Punës. Ky debat ishte mjaft sqarues. Lerini Marksizëm-Leninizmit. Edhe ne si shtet kemi vështirësi ti mbrojmë këto teza. Ju luftoni për liri. Ju luftoni për barazi. Nuk ishte kundërshti por sqarime.

Linku i emisionit të plotë i emisionit:

Marketing