Ali Ahmeti: Shumë parti përcajnë votën, 5.000 ushtarë dhe intelektualë vënë firmat për themelimin e BDI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sonte në intervistën e dhënë për televizionin Klan të Maqedonisë është pyetur edhe për skenën politike shqiptare në Maqedoninë e veriut.

Marketing

“Vërtet më vie turp. Ku do që shkoj, aq shumë parti shqiptare, një nahi një parti. Mirë do të ishte te bashkohen. Nëse nuk bashkohen do të jetë lajm i keq për mu.” tha Ahmeti.

“Votuesi mund t’i bëjë tërbijë. Për 18 vite nuk jam në procese të pandershme, mua më kanë votuar shqiptarët. Ndëgjova zënka se janë zënë se kush është më BDI, Alternativa apo Besa, shumica kanë qenë në BDI. Kryetari i Besës ka qenë funksionar i BDI, edhe nga Alternativa njejtë. Kjo më perk pse zihin se kush ka qenë BDI. Të dy palët keni qenë. Prandaj harden të nëna se nëna edhe kur gabin fëmija të fal. Ose bëhuni bashkë.” tha Ahmeti.

Opozita thotë: “Në xhenet me BDInë nuk shkoj!”, si e komentoni?

“Unë sjam ashtu kategori, Jam kalit në ambient tjetër, rrethana tjera, me njerez të hequr keq, me njerez te shtypur. Nuk jam salltanxhi të bëj politika ditore. Nuk e bëj dot. Une jam ul dhe do të ulem edhe në të ardhmen edhepse më kanë dëshpëruar shumë. Gjergj Fishta nga zemra plastë ka thënë më lehtë e bën një thes me pleshta se tre shqiptare bashkë. Skanë të huajt faj për përcarjet tona.” tha Ahmeti.

BDI funksionon si familje. Nuk ka forcë më të organizuar, më të etabluar, më të konsoliduar se BDI. Të paret janë ushtaret, 5.000 prej tyre që kanë vënë firmën për themelimin e BDI, të dytët janë intelektualët, që kanë vene firmat për ta themeluar BDInë.

Marketing