Ali Ahmeti sot ka ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur?

Një nga figurat më markante të shoqërisē shqiptare në tre dekadat e fundit, Ali Ahmeti, sot mbush plot 60 vjeç. Ali Ahmeti ka drejtuar Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe është themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe bashkëdrejtues i Lëvizjes Popullore të Kosovës, kurse në dy dekadat e fundit udhëheq popullin shqiptar të Maqedonisë duke drejtuar partinë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka lindur në Zajaz të Kërçovës më 4 janar të vitit 1959.

Marketing

Sot, më 4 janar 2019, Ali Ahmeti mbush plot 60 vjeç. Ali Ahmeti ka filluar veprimtarinë e tj kombëtare qysh në vitin 1981 me pjesëmarrjen në demonstratat studentore në Kosovë duke iu bashkangjitur më pas ilegalës për çlirimin e trojeve shqiptare dhe aktiviteve mobilizuese dhe organizative të UÇKsë.

Pas luftrave çlirimtare në Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni, Ali Ahmeti themeloi subjektin Bashkimi Demokratik për Integrim me të cilin ka ngadhnjyer në të gjitha proceset zgjedhore qysh nga vitit 2002 e gjer më sot.

Krahas kontributit kombëtar, veprimtaria e tij politike identifikohet me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, zyrtarizimin e flamurit kombëtar dhe gjuhës shqipe, themelimit të dy universiteteve shqiptare, ndarjes teritoriale, vendosjes së shtatoreve të figurave më të mëdha të kombit, punësimin e 25.000 shqiptarëve në administratën shqiptare, integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe shumë të tjera.