Lideri i BDI-së,Ali Ahmeti, sot ka qëndruar në Prishtinë, me ç’rastë ka takuar bashkëveprimtarin e tij, Gjeneralin Sylejman Selimi dhe mikun e tij Xhavit Halitin.

Ja postimi i plotë i Ahmetit:
“Sot qëndrova në Prishtinë për të takuar miqtë e mi dhe për të këmbyer mendime rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.
Më gëzoi rasti për ta takuar edhe bashkuftëtarin dhe bashkëveprimtarin tim, gjeneralin Sylejman Selimi. E urova për lirinë e merituar, por edhe për qëndresën stoike dhe durimin.
Kosovës, në këto ditë vendimtare, i duhen pranë të gjithë ata që duan ta shohim atë të fortë, të sigurtë, të qëndrueshme dhe në partneritet euro-amerikan me perspektivë euroatlantike”.