Ali Ahmeti: Të punojmë për standarde më të mira jetësore

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, vlerëson se, si parti dhe si institucione shtetërore, duhet që sa më shumë të përpiqemi dhe të punojmë për standarde më të mira jetësore për qytetarët tanë, duke kontribuar në përmirësimin e gjendjes ekonomike e politike, vendin e afrojmë edhe më shpejtë drejtë familjes së madhe Evropiane.

Marketing

“Ne sot, duhet të punojmë dhe të bëjmë përpjekje për sundimin e ligjit, të bëjmë luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ne sot duhet të punojmë për një jetë më të mirë dhe më cilësore për vendin dhe qytetarët tanë dhe këto standarde ne na afrojnë me BE-në”, shtoi mes tjerash Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu nuk la pa përmendur edhe shpërnguljen e të rinjëve të cilët vazhdimisht po marrin rrugën drejt vendeve të BE-së e sidomos në Gjermani.

“Është shumë e vërtetë që ka të rinjë që po e kërkojnë një të ardhme më të mirë diku në vende tjera, kjo rini por njëherit edhe besimi deri te qytetarët tanë arrihet duke vendosur standarde të mirëfillta këtu në vendin tonë”, shtoi mes tjerash Ahmeti.

Këto komente Ahmeti i bëri në kuvendin zgjedhor të degës së BDI-së në Likovë, ku për kryetar dege u zgjodh Mirsad Ibrahimi.