ALI AHMETI: Thaçi dhe Veseli kanë rrezikuar veten që të mos rrezikohet Kosova (VIDEO)

Është politizuar shumë kjo situatë, po debatohet shumë, por vërtet ka qenë e pashmangshme pasi që e tërë çështja do të kalonte në Këshillin e Sigurimit, Thaçi dhe Veseli kanë qenë të vetëdijshëm se Kosova do të rrezikonte edhe më shumë kur e dimë që rezoluta 12 44 është ende në fuqi dhe kemi vende të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Marketing

Të gjithë këta e kanë rrezikuar veten që të mos rrezikohet Kosova. Kjo është një sakrificë mjaftë e madhe e figurave të Kosovës.

Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në emisionin SPOTLIGHT me Alban Dudushin në Vizion Plus në Tiranë.

Marketing