Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në tervistën shënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7 ka treguar se kur i ka njohur Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin dhe njerëz tjerë të Lëvizjes së atëhershme.

“Sigurisht në vitet 90-ta e këndej. Hashimin e kam njohur në konferencën që e kemi mbajtur në Kollarë në vitet 93, Kadriun pak më herët pasi Sabitin e ka pasur kushëri që ka qenë me mua, Ramushin para 93-ës…”, ka thënë Ahmeti.

A keni besuar se një ditë këta do të udhëheqin Kosovën shikuar prej asaj perspektive?

“Asnjë nuk e ka besuar, as Ramush, as Kadri, por as edhe unë se kam besuar se do jem këtu”, ka thënë Ahmeti.