Ali Ahmeti: U tha, u bë. Barazi gjuhësore

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti si njeriu më meritor për zyrtarizimin e gjuhës shqipe ka komentuar në rrjetin e tij social pasi sonte Ligji për Gjuhët është dërguar në Gazetën Zyrtare i firmosur nga Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Marketing

:U tha, u bë 💪 📝Barazi gjuhësore ☑️. shkruan shkurt Ali Ahmeti në facebook

Ligji për Gjuhët u miratua më 11 janar të vitit të kaluar në situatë të tensionuar mes deputetëve. Pas votimit në lexim të dytë me 69 vota për, presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanovi, nuk e dekretoi me arsyetimin se i ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

Sipas procedurës, Ligji u kthye për rivotim në institucionin ligjvënës. Në lexim të tretë, ai përsëri mori miratimin e shumicës së deputetëve. Pavarësisht kësaj, Ivanovi ka vazhduar të mos e nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Marketing