Ali Ahmeti ua ka futur frikën në palcë Zaevit e Mickovskit

BDI është e vetmja parti shqiptare që po bën një luftë të ashpër me dy subjektet maqedonase.Ajo i ka detyruar ato të bashkohen në frontin maqedonas i formon ts.

Marketing

Tani shqiptarët mund ta shohin se BDI s’ka qenë kurrë palë me asnjërën parti maqedonase por ka qenë vetëm rregulli i mallkuar i bashkëqeverisjes me ta.

Partitë shqiptare merren me BDI në ndërsa kjo e fundit merret me maqedonasit.Ky është dallimi thelbësorë.Partitë shqiptare nuk reaguan kur Zaev i shau . Nuk reagojnë sepse kanë shpresë të qeverisin sërish me të dhe nuk duan ta idhnojnë duke gëlltitur sharjet dhe nëncmimin .

Fakti që sot BDI ka detyruar të bëhen bashkë Maqedonasit ,të shkojnë në debate televizive dy liderët e partive më të mëdha dhe ta thonë hapur se do bëhemi bashkë kundër kryeministrit shqiptar,se do t’i jap deputetët e mij për një qeveri pakicash etj etj vetëm të mos jetë shqiptar kreu i qeverisë,tregon se BDI i ka mposhtur ata dhe ua ka futur frikën deri në palcë.BDI i ka goditur direkt si asnjëherë më parë dy partitë maqedonase që të zëna ngushtë kanë filluar të shpërqendrohen politikisht dhe ideja e Kryeministrit shqiptar i ka bërë ata të notojnë në ujërat e nacionalizmit,sidomos Zaevin që i’a fshiu shoqërinë për të gjithë dhe e ka bërë atë të frustruar ,plot makthe politike BDI i’a hoqi maskën edhe një kryeministri si Zaev në listën e gjatë të atyre që i ka pensionuar politikisht.Ahmeti ka detyruar Zaevin që shpëtimin politik ta sheh tek nacionalizmi,aty ku i ka rrënjët partia e tij.ts

Marketing