Ali Ahmeti uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje

Të dashur bashkëkombas dhe bashkëqytetarë,

Marketing

Gëzuar dhe për shumë mot Krishtlindjen.

Mesazhi i kësaj dite të madhe të lindjes së shpresës dhe besimit, të dashurisë, të paqes, të optimizmit, solidaritetit dhe vullnetit të mirë është universal, me të cilin identifikohemi secili prej nesh pa dallim kombi e feje.

Këtë vit, kjo festë na gjenë në një periudhë shprese të madhe për një të nesërme më të ndritshme.

Jam besimplotë se bashkë do të arrijmë qëllimet kolektive që kemi vendosur për të përparuar mirëqenien e kombit dhe vendit tonë.

Shëndet e mbarësi për secilin prej jush dhe të dashurit tuaj. Qofshi të bekuar!

Me respekt,

Ali Ahmeti