Ali Ahmeti uron Krishtlindjet

Të nderuar besimtarë të krishterë,

Marketing

Kam nderin që në emër të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht me rastin e festës së Krishtlindjes dhe të uroj mbarësi dhe shëndet për ju dhe për familjet e juaja të nderuara.

Kjo festë tubon familjen si element bazë i shoqërisë dhe na afron njëri me tjetrin nëpërmjet besimit në Zot, ndërsa njëkohësisht na rikujton bekimin që dallimet na bashkojnë dhe na bëjnë më të begatë.

Duke shprehur uratat më të sinqerta për secilin nga ju dhe për familjet e juaja, uroj që shënimi i sivjetëm i Krishtlindjes t’ju gjejë në mirëqenie dhe shëndet në shtëpitë e juaja.

Paçi festë të mbarë miq, gëzuar!

Marketing