Ali Ahmeti uron Presidentin Bajden dhe popullin Amerikan

Kam kënaqësinë e veçantë t’i përcjell urimet më të sinqerta presidentit
të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Joe Biden me rastin e
inaugurimit të sotëm në Uashington.
Presidentit Biden fillimisht i uroj shëndet dhe shumë sukses në detyrë.
Jam besimplotë se SHBA-të nën udhëheqjen e z. Biden do të mbeten partner
strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqiptarëve dhe
Ballkanit në përgjithësi gjatë procesit tonë tashmë të pakthyeshëm drejt
integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, por edhe në thellimin e
miqësisë tradicionale me Amerikën.
Bashkëpunimi jonë është i sinqertë dhe ne i ndajmë të njëjtat vlera. Të
gjitha i arritëm bashkë, çdo sukses është i përbashkët.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane.
Zoti e bekoftë popullin Amerikan.
Marketing