Ali Ahmeti: Viti 2020, i suksesshëm në aspektin politik

Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti,i ftuar në edicionin e fundit të Klan Debatit për sivjet për të shpalosur bilancin  e arritje-dështimeve të 2020-tës dhe sfidat e  problemet që na presin: nevе këtu, hapësirat shqiptare, por edhe rajonin në përgjithësi.

Marketing

Kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, e ka vlerësuar si të suksesshëm vitin që po e lëmë pas në aspektin politik, vecanërisht në qeverisjen e vendit. Ai përmendi postet që ka marrë BDI gjatë ndarjes së kulaçit qeveritar si Ministrinë e Jashtme, Zv/Kryeministrin e Parë, Ministrat e Ekonomisë e të Financave. Ndërkaq duke komentuar sfidën e pandeminë, tha se ka qenë mjaft e vështirë, por është menaxhuar.

ALI AHMETI – KRYETAR I BDI-së

“Është një vit që mbase të gjithë kemi përjetuar humbje të mëdha, me viktima të shumta. Përndryshe në planin politik mund ta quaj vit të sukseshëm. Kemi arritur të bëjmë marrëveshje të fortë për bashkëqeverisje, kemi arritur disa nga qëllimet madhore që kemi patur për dekadën e fundit, si në planin e përfaqëismit të drejtë në isntitucione të shtetit ashtu edhe në organizimin e mirfilltë të institucioneve të shtetit. Kemi realizuar ministrin ejashtëm, ministrin e financave, zv. Kryeministrin e parë, kryeministrin si qëllime madhore politike strategjike për shqiptarët në RMV.

Ndërkaq sa u përket zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Ahmeti tha së herët është për kalkulime, por nuk përjashtohet një mundësi e tillë njëjtë sikurse ndodhi në zgjedhjet lokale para 4 viteve.

ALI AHMETI – KRYETAR I BDI-së

“LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë krijuar leva,satelitë, unë as që kam menduar një gjë të tillë.Mirë është që partitë ekzistuese shqiptare të gjejnë gjuhë të përbashkët për të pasur sukses më të madh. S`besoj se zgjedhjet e fundit do të përsëriten në aspekt të deputetëve” – tha Ahmeti.

I pyetur nëse do të vaksinohet me vaksinën anti-covid kur të arrijë në vendin tonë, njëjtë sikurse liderët e shumë vendeve perëndimore që publikisht kanë deklaruar se do ta bëjnë këtë gjë, për të senzibilizuar opinionin për këtë process mjaft të rëndësishëm në betejën anti-covid, Ahmeti është ëshprehur I gatshëm të bëjë një gjë të tillë.

Marketing