Ali Ahmeti viziton babain e kryeministrit në spital

Babai i kryeministrit Ramush Haradinaj, Hilmiu ka disa ditë që është shtrirë në një spital në kryeqytet, pas problemeve që pati me zemër.

Marketing

Ai nga QKUK-ja u transferua në një spital privat në dalje të Prishtinës, shkruan Indeksonline.

Për ta vizituar Hilmiun, sot në Kosovë ka qëndruar lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti.

Këtë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, Lahi Brahimaj i AAK-së, duke treguar se pastaj kanë pirë kafe me Ahmetin, Daut Haradinaj dhe anëtarë të tjerë të partisë.
“Nga një kafe me mikun tim Ali Ahmeti i cili na nderoj me vizitën qe i bëri Hilmi Haradinaj në QKUK”, ka shkruar Brahimaj.