Ali Ahmetit i garanton fitore absolute të BDI në Saraj

Dega e Bashkimit Demokratik për integrim në Saraj, pas Kuvendit Zgjedhorë, ku u zgjodh për kryetar dege Isni Jakupi, ka zhvilluar mbledhjen e parë konstituive, ku ka bërë edhe zgjedhjen e organeve të Degës. Dega e BDI-së në Saraj ka respektuar statutin e partisë ku ka caktuar katër nënkryetar, sekretarin dhe zëdhënësen.

Marketing

Për sekretar është zgjedhur Qamil Kovaçi, për nënkryetar janë zgjedhur Sadush Arifi, Abdusamed Shabani, Arben Zyberi dhe Selim Pajaziti. Ndërsa, për herë të parë në Degën e BDI-së në Saraj është zgjedhur edhe zëdhënëse, ku do të jetë Sermije Azemi.

Nga, dega e BDI-së në Saraj, thonë se tani janë ekipuar, si në nivelin e Degës, ashtu edhe atë të 24 nëndegëve si dhe Forumin Rinor dhe pas kësaj i pret një punë shumë e madhe në aspektin organizativ për të fituar rezultate pozitive. Dega e BDI-së në Saraj është e gatshme dhe e garanton liderin e partisë Ali Ahmetin, për fitore absolute të BDI-së në Saraj.