Ali Ahmetit,Zaevit apo Mickovskit duhet t’i jepet vota shqiptare në RMV

Është normale që partitë politike dhe liderët politik te të gjitha partive, përpos që duan të ruajnë elektoratin ekzistues, ata edhe synojnë të marrin sa më shumë vota të kundershtarit politik apo edhe voten e votuesit të papercaktuar!

Marketing

Në Maqedoninë e Veriut po ndodhë një paradoks i madh politik dhe në kohë përgaditjeje zgjedhore!

Nga 2 partitë e vetme politike maqedone VMRO dhe LSDM, edhe pse janë 5 parti politike shqiptare, ato paturpësisht, kërkojnë vota shqiptare, të cilat paraprakisht dihet se në çdo çast e në çdo rast të volitshëm, do të përdoren edhe për ndonjë projekt antishqiptar modern!

Në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev por jo edhe Hristijan Mickovski, para fillimit të Pandemisë Covid-19, filloi edhe të hynte në familjet dhe ambientet shqiptare, dhe me pafytyrësi infantille politike, e mund të thuhet edhe pafytyrësi njerëzore e edhe kombëtare, dhe kërkonte që qytetari shqiptar voten e tij ta japte për LSDM-në se gjoja në atë parti na qenkan disa shqiptar, por edhe disa particka shqiptare që janë të krijuara e të projektuara jo për të miren shqiptare, por për të keqen dhe të zezen shqiptare!

Shihet qartë se për dallim nga Hristijan Mickovski i VMRO-së, lideri i LSDM-së Zoran Zaev synon të arrijë atë që nuk mundi ta arrinte te votuesi maqedon!
Pra debaklin me votuesin maqedon, të cilin ia merr kur të deshiron VMRO, atë mungese përcaktuese në Parlament e edhe në Qeveri, tenton ta kompensojë me votuesin shqiptar, dhe pastaj të marrë shumicen dhe më vonë të bëhet partia më e madhe politike në Maqedininë e Veriut!

Pra vota shqiptare është jo vetëm vendimtare në Maqedoninë e Veriut, por edhe është qels real dhe fuqi përcaktuese!

Shqiptarët nuk e kanë atë luks dhe nuk duhet të lejojnë këtë turp, që vota e tyre, në vend se të shkojë për partinë politike shqiptare e për kandidatin shqiptar, ajo të derdhet e të shkojë për partinë politike maqedone LSDM të Zaevit, apo partinë tjeter politike VMRO të Mickovskit e ish- kryeministrit Gruevski!

LSDM e VMRO, janë të njejta për shqiptarët!
Te dyja janë parti politike maqedone!
Te dyjat kanë lider maqedon!
Te dyjat janë me bagazh historikisht antishqiptar!
Te dyjat janë parti politike maqedone me të kaluar të përlyer antishqiptare!
Te dyjat janë të njohura për hartim dhe zbatim të platformave antishqiptare!
Te dyjat janë parti politike maqedone proserbe historikisht e tradicionalisht!

Në funksion të kësaj kronologjie, mund të konstatojmë me sa vijon se:vota shqiptare duhet të shkojë vetem për partitë politike shqiptare, dhe pastaj të përdoret e të shfrytëzohet për projektet shtetërore progresive e strategjike në Maqedoninë e Veriut dhe për interesat madhore nacionale shqiptare!

Shihet qartë që maqedonët në mënyrë të veçantë në krye me Zaevin, në projektin e tyre zgjedhor, nga plani A për marrjen e votuesit maqedon, kanë kaluar në planin B, për marrjen e votuesit shqiptar, por edhe plane rezervë e shkronja të tjera alfabeti, votues serb, rom, torbesh etj…!

Objektivi i platformës politike zgjedhore maqedone ishte që në Planin A partitë e mëdha politike shqiptare sikur dikur PPD e më vonë edhe shkatërruesja e PPD-së, PDSH e Arbër Xhaferit, të mos cenonin interesat kruciale të shtetit dhe shoqerisë zgjedhore votuese maqedone, por edhe të popullatës maqedone!

Pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001, një kombinim i tillë i planeve A dhe B u prish, sepse këtë koncept e shembi dhe e shpartalloi totalisht lufta e armatosur çlirimtare shqiptare!

Por laboratori antishqiptar i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë titiste LKJ-maqedone i konvertuar në laborator të partisë aktuale politike LSDM, që e modernizoi Presidenti maqedon Kiro Gligorov e më vonë edhe, ish-Kryetari i LSDM-së, më vonë edhe Kryeministri e edhe Presidenti maqedon Branko Cervenkovski, nuk arriti që të mposhtë skemen e kampeve politike nacionale, sepse padrejtësia antishqiptare në të kaluaren ishte e madhe që të bëhej një diçka e tillë!

Pra plani A që të mos kishte parti të fuqishme politike shqiptare por vetëm dy kampe politike maqedone dhe shqiptarët të ishin herë në njërën anë m aqedone të LSDM-së e herë në tjetrën anë maqedone të VMRO-së, dështoi, dhe dështoi sepse dhuna dhe terrori maqedon mbi shqiptaret ishte i madh, ishte i pashembullt dhe për më tepër ishte terror proserb mbi shqiptarët etj., etj.,etj…

Dhe meqë ka dështuar plani A, tentohet të vëhet në jetë plani B!
Por edhe plani B, ashtu si plani A, është antishqiptar, është proserb dhe si i tillë, minon ecje progresive shqiptare në rajon dhe më gjerë!

Por cili është plani B, i Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickovskit?

Bartës hapur i planit B është Zoran Zaev, kryetari i LSDM-së dhe ish – Kryeministri i tranzicionit të dy Maqedonive, i IRMJ-së dhe i Maqedonisë së Veriut!

Ky plan maqedon për të marrë sa më shumë votë shqiptare, për tu futur në formë patkoi në çdo familje shqiptare, dhe votën shqiptare për ta quar në koshin e votës maqedone e për ta përdorur më pastaj si fuqi kundër partive politike që do të mund të përdoret edhe kundër partive politike shqiptare, do të dështojë!

Do të dështojë dhe duhet të dështojë, sepse në ballë të subjektit më të madh politik shqiptar është lideri karizmatik, popullorë e i dashur i BDI-së Ali Ahmeti, i cili me brezin e tij dhe në ballë të këtij brezi jo vetëm realizoi ëndrra madhore të gjyshërve e baballarëve, brezave të tërë të cilët sakrifikuan shumë dhe dhanë gjithëçka për të jetuar të lirë dhe të barabartë me të tjerët!

Shefi politik i shqiptarëve në IRJM Ali Ahmeti, i cili nga pozitat e themeluesit dhe Gjeneralit të UÇK-së realizoi megaprojektin e viteve, dekadave e shekujve për të parë platformen shqiptare në Maqedoninë e Veriut, dalëzotese fitimtare të fateve dhe drejtimit të kombit shqiptar!

LSDM dhe kryetari i saj Zaev, quditërisht e konsideron se e ka të sigurtë voten shqiptare, sepse brenda sajë paska ca shqiptarë të cilët thonë e propagandojnë se më e mirë është LSDM-ja e kryetari i saj Zaev për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut se sa BDI-ja dhe kryetari i saj, shqiptari me nam Ali Ahmeti dhe politikan të tjerë të partive politike shqiptare!

Udhëheqësit largpamës Ali Ahmeti e dijmë pse duhet të ia japin voten shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por dhe gjithashtu e dijmë se pse Ali Ahmetit nuk ia japin voten maqedonët në Maqedoninë e Veriut!

Është shumë provokative dhe është shumë e quditshme, dalja e Zaevit të LSDM-së dhe Mickovskit të VMRO-së, dhe ata të kërkojnë vota nga shqiptarët!
A nuk është tallje kjo,pse duhet të ia japin voten shiptarët atyre, kur i kanë partitë politike shqiptare dhe kandidatët shqiptare?

Nëse bën të iu jepet vota atyre nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, atëherë edhe shqiptarët ne Luginë të Preshevës bën të ia japin voten e tyre Presidentit të Serbisë Aleksander Vuqiq e ndonjë serbi tjetër, se kjo na qenka demokraci, ose edhe në solucionin ekstrem demokratik të kulturës demokratike kombëtare, të asaj tip demokracie që e ofron dhe e perfaqëson anëtari i LSDM-së Zeqiri, pra shqiptarët e Kosovës, në variantin më ekstrem mund të ia japin voten e tyre edhe kandidatëve për deputet serb te lista Srpska-s!

Atëherë pse është bërë luftë nga UÇK në Kosovë, për të iu dhënë vota shqiptare deputëteve serb!, apo pse është bërë lufte nga UÇPMB në Luginë të Preshevës për të votuar për kandidatët serb!!!…

E njëjta është edhe me politikanët dhe deputetët maqedon në Maqedoninë e Veriut!

UÇK në Maqedoni nuk ka bërë luftë nga dëshira e nga qefi, apo për llogari të ndonjë klani legenësh e hajnash politik, që pasurohen në kurriz të popullit të tyre, por për liri e të drejta, për jetë të pavarur e të lirë shqiptare, për mos pengim dhe mos cenim të lirive kombëtare, sepse mbi një shekull kanë qenë të roberuar, të shtypur, të shfrytëzuar, të shpërngulur, të pa arsimuar e pa të drejtë fjale në gjuhën e nënës së tyre nëpër institucionet e republikës jugosllavë të maqedonisë!

Ka dallim, ka!
Zaev për dallim nga Mickovski, duket se është politikan më i keq se paraardhësit e tij në LSDM, por duhet të pranohet se është edhe antishqiptar me modern, është me llastik se të parët e tij, baballarët themelues të LSDM!

Ndërkohë duhet ta pranojmë se Zaev është patriot i madh maqedon, për dallim nga politikani Zeqiri e soji i tij, pasi Zaev dëshiron ta rrisë edhe mt shumë kopenë e tij, ta zgjasë edhe më shumë konvojin e tij politik, tenton, provon e nuk ndalet që ta rrisë numrin e votave të marra nga kampet e tjera shumicë ose pakica minoritare nacionale dhe ti transportojë ato në magazinat e LSDM-së, të cilat magazina vazhdojnë të jenë në objektet e godinat e ish – LKJ-së herë hapur e herë fshehur!

Pra politikani maqedon Zaev, që në njërën anë mban bastunin me kryq të politikanit ortodoks dhe në anën tjetër numron tespihët në formë kalkulatori për llogaritjen edhe të votave të komunitetit musliman në Maqedoninë e Veriut, për fat të keq ka gjetur do vegla të kqija shqiptare e mashtrues ordiner politik, ish-gazetarin Muhamed Zeqiri dhe politikanin kapitullues Bilall Kasemi, dhe bashkë me ta po mendon se do ulet, do hajë e do mbushë barkun e të dikurshmes antishqiptare të LSDM-së me vota nga sofra politike dhe nga hambari i kombit tonë, nëpër krahinat dhe qytetet, fshatrat dhe lagjet, shtëpitë dhe banesat shqiptare në Maqedoninë e Veriut!

Votat me brum shqiptar për LSDM-në e Zaevit dhe për VMRO-DPMNE-në e Mickovskit, edhe nëse e marrin ndonjë, qysh tash duhet të dihet, se ato janë vota të vjedhura e janë mashtrime me kushte të ndryshme në familjet shqiptare, të cilat janë vota të mallkuara!
Gjithashtu kurdoherë duhet ta dijnë të gjithë maqedonët e veglat e tyre shqiptare, se ushqimi i gabuar të detyron të vjellësh, dhe vjellja të merr kudo e në çdo vend, dhe përlyerja është e pashmangeshme dhe përpos që është e gërditshme edhe kutërbon aromë jashtëqitjeje, dhe kur del nga goja kjo aromë, mund ta marrim me mend se çfarë përspektive për ata votues ofron ai deputet apo parti politike kur marrin edhe pozicione e funksione shtetërore!

Ka perenduar koha kur shqiptarët mashtroheshin nga maqedonët, nga partitë politike maqedone dhe nga lideret politik në Maqedoninë e Veriut!

E ardhmja e votes politike shqiptare, është e duhet të jetë e popullit shqiptar, e Ali Ahmetit dhe e pasardhësve të Tij e partive politike shqiptare!

Vota politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, nëse shkon te partitë politike maqedone, për Zaevin e LSDM-së apo për Mickovskin e VMRO-së, atëherë është njëlloj sikur të vdekurin shqiptar, me e varrosë në varreza maqedone e jo afër të parëve të tij dhe në varrezat shqiptare ku pushojnë pergjithmonë të parët e tij!

Duhet ta qojmë në histori dhe ta hedhim në koshin e plehrave njëherë e përgjithmonë mentalitetin vota shqiptare për maqedonin!
Të dihet perfundimisht e botërisht, se dalëzotësi i interesave dhe idealeve të popullit shqiptarë në IRJ të Maqedonisë së Veriut, është biri i popullit Ali Ahmeti, dhe për të gjallë të Tij, ska kush të merr votë shqiptare në Maqedoninë e Veriut!

VOTA SHQIPTARE PËR SHQIPTARIN DHE JO PËR MAQEDONIN NË PARTINË POLITIKE MAQEDONE!

Islam Hyseni
Tetovë, 16 Maj 2020!

Marketing