Alimi dhe Guri kërkojnë përkthimin e dokumenteve në gjuhën shqipe

Në Gjykatën Penale sot do të mbahet seancë gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik 3” ku të akuzuar janë koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi dhe anëtari i komisionit zgjedhor komunal të Çairit, Ismet Guri.

Marketing

Alimi dhe Guri kërkojnë përkthimin në gjuhën shqipe të të gjitha dokumenteve dhe shkresave, të cilët deri më tani janë prezantuar në këtë proces gjyqesor, transmeton gazeta Koha.

Gjykimi për këtë lëndë fillon nga e para, me gjykatës kryesues Marija Kletniçka. Ndryshe, deri më tani në këtë proces gjyqësor nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, janë prezantuara mbi 40 dëshmitar.

Marketing