Alioski: Në Kampionatin Evropian çdo ndeshje duhet të luhet sikur të ishte finale

Mesfushori me prejardhje shqiptare Ezgjan Alioski ka folur për “Euro 2020”.

Marketing

Maqedonia e nisi me humbje Kampionatin Evropian kundër Austrisë 3-1.

Mefshori i Kombëtares së Maqedonisë, Ezgjan Alioski ka folur në një intervistë për UEFA:

“Kampionati Evropian është një ngjarje e madhe dhe një sfidë e madhe, por në fund të fundit gjithçka është në kokën e lojtarëve. Çdo ndeshje duhet të luhet sikur të ishte një finale”.

Maqedonët zhvillojnë sot ndeshjen e radhës kundër Ukrainës, nga ora 15:00.

Marketing