Alisson: Jam shumë i emocionuar, golin ia dedikoj babait tim

9:52 | 17 Maj 2021

Marketing

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, është shprehur tejet i kënaqur me golin e shënuar ndaj West Bromwich Albion.

Alisson shënoi golin e fitores në fund të takimit për të siguruar tre pikë jetike për Liverpoolin në fund të ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Braziliani më pas deklaroi se goli i shënuar e ka emocionuar shumë, ku ia dedikoi babait të tij të ndjerë i cili humbi jetën në një aksident më herët gjatë vitit.

Alisson u shpreh se goli e ka bërë emocional, dhe përpos dedikimit për babanë, ai ishte i lumtur që ndihmoi skuadrën.

“Jam shumë i emocionuar në këto muajt e fundit, për të gjitha ato që më ndodhën mua dhe familjes time”, tha ai.

Por, futbolli është jeta ime, unë luaj futboll prej se mbaj mend me babanë tim, shpresoj që ai do ta shihte këtë dhe do të festonte golin”, shtoi ai.

“Ndonjëherë luftoni shumë por nuk ia arrini, ne shpesh kemi luftuar këtë sezon dhe nuk ia kemi arritur qëllimin dhe jam i lumtur që arrita ta ndihmoj skuadrën, kemi një objektiv të arrijmë në Ligën e Kampionëve sepse e fituam atë dhe e dimë që gjithçka fillon nga kualifikimi”, tha Alisson.

Alisson foli edhe për golin e tij.

“Unë shikova nga banka rezervë dhe askush nuk më thirri, por pastaj u nisa dhe krosimi ishte i mirë, mendoj që është goli më i mirë i im”, përfundoi Alisson Becker./Lajmi.net/

Marketing