Alkaloid: Nuk shtrenjtohen as maskat, as dezinfektuesit

Çmimet dalëse të produkteve të “Alkaloid AD Shkup”, veçanërisht të barnave, mjeteve për dezinfektim, alkoolit mjekësor, antiseptikëve dhe mjeteve tjera me efekt antibakterial distribuohen në pajtim me çmimoren e caktuar më 1 shkurt të vitit 2020 dhe do të mbeten të njëjta, njoftuan nga kjo kompani më e madhe farmaceutike në vend, pasi janë raste të rritjes së çmimeve me pakicë të produkteve të tyre për shkak të situatës me koronavirusin.

Marketing

Kompania ka vendosur të mos i rrisë çmimet e asnjë produkti nga cilido segment i prodhimtarisë së vet, pa marë parasysh rritjen e çmimeve të repromaterialeve dhe sfidave logjistike dhe në resurse me të cilat përballet, njoftojnë nga Alkaloid.
Në kumtesën e lëshuar pasdite, thuhet se kompania punon me shfrytëzim maksimal të kapaciteteve të veta prodhuese dhe resurseve njerëzore.

“Kemi bë riorganizim të gjitha proceseve me qëllim që t’i përmbushim kërkesat në tregun maqedonas për barëra, dezinfektues, alkool mjekësor, antiseptikë dhe mjete tjera me efekt antibakterial. Kompania njofton se për shkak të sfidave të reja për furnizim me repromateriale, mund të paraqitet ngecje në ndonjë segment, por sigurojnë se nuk do të ketë mungesë të asnjë produkti.

Edhe përkundër mungesës së 150 të punësuarve, që janë liruar nga puna për shkak se u takojnë grupeve të rrezikuara, i jep prioritet furnizimit me mjete për dezinfektim dhe higjienë spitaleve, shtëpive të shëndetit dhe institucioneve që funksionojnë në kushte krize.

Kjo mund të shkaktojë vonesë të caktuar të furnizimit të barnatoreve dhe distribuesve para së gjithash për shkak të furnizimeve të tepruara të amvisërive, por nga Alkaloid presin që edhe kjo të stabilizohet së shpejti.