Allashec,Shpaloset Pllaka përkujtimore me emrat e martirëve të kombit

Në fshatin Allashec të komunë së Likovës, është shpalosur Pllaka përkujtimore me emrat e martirëve e dëshmorëve të këtij fshati, të cilët 75 vjet më parë gjatë luftës së dytë botërore, u pushkatuan nga forcat komuniste.

Marketing

“Sot, po shpalosim lapidarian e të parëve tanë, bijëve tanë, të cilët me punën dhe veprën e tyre në shërbim të vendit, dhanë shembullin më të mire të sacrifices, qëndresës dhe guximit për kauzën tone kombëtare duke u rradhitur përjetësisht si shëmbëlltyrë në përpjekjet për liri dha pavarësi. Me heroizmin dhe shkathtësinë organizative këta martirë e dëshmorë të kombit kontribuan e dëshmuan në mobilizimin e ngritjen e moralit e dijes për clirim kombëtar”, tha para të pranishmëve Et’hem Xheladini nga këshilli organizativ.
“Sot, përurojmë pllakën përkujtimore e cila është larë me gjak, me këtë pllakë përkujtimore vendosim edhe themelet e demokracisë, pasi që në këto hapsire në këtë komunë është bërë një e padrejtë shekullore ku është dashur të derdhet gjak.”, theksoi Erkan Arifi, kryetar i Komunës së Likovës.

Ndryshe kjo masakër në opinionin e këtushëm njihet si “Masakra e Allashecës”, e cila ndodhi më 21 nëntorë të vitit 1944, ku pas vete la të vrarë 16 civilë të moshave nga 20 deri në 60 vjec.