Massimiliano Allegri ka treguar se Juventus e ka gati Paulo Dybalan në përballje kundër Yung Boy, por “Giorgio Chellini nuk do të luaj” dhe as Sami Khedira

Kampionët italian do të luajnë kundër kampionëve zviceran në Allianz Stadium nesër dhe trajneri ka dhënë një vështirim për skuadrën e tij në konferencën për shtyp. “Khedira nuk do të luaj nga fillimi, por ai do të jetë pjesë e skuadrës”, ka konfirmuar Allegri.

“Plani ishte ta marrim në Udine, kështu që nëse ai mund të luaj një gjysmë ore nesër do të jetë pozitive. Kemi ende edhe dy ndeshje derisa ta përfundojmë mini-ciklin e parë dhe dëshirojë që të gjithë të jenë gati”.

“Chiellini nuk do të luaj, Cancelo ka nevojë për rikuperim dhe Barzagli do të luaj sepse është një më përvojë që është gjithmonë mirë për ne”.

“Kisha disa dyshime në mesfushë, se a do të luajmë me dy mesfushorë, dy me në mbrojtje apo tre në mesfushë”.

“Në sulm gjithmonë do të jenë dy, Mandzukic dhe Dybala. Keran po ashtu është gati, e njëjtë edhe Bernardeschi”.