Allegri: Kjo është arsyeja pse humbëm finalen nga Real Madridi

Massimiliano Allegri, trajner i Juventus-it, ka dhënë një intervistë interesante për “Corriere della Sera”.

Marketing

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për finalen e famshme të humbur kundër Real Madrid-it në Cardiff.

“Mendjemadhësia mund të të bëjnë të humbësh kontaktin me realitetin. Në finalen kundër Real-it kemi patur më shumë se duhet besim në vetvete”, ka thënë Allegri.

Në lidhje me kundërshtarin e ardhshëm në Champions, Ajax-in, trajneri bardhezi ka thënë:

“Kjo ecuri pozitive e Ajax-it është meritë e punës së madhe që bëhet me rritjen e talenteve dhe e një sistemi që i mëson këta të rinj të luajnë futboll në mënyrën e duhur”.