Allegri: Kjo skuadër mund ta rivalizojë Juventusin për Scudetto

Massimiliano Allegri ka lavdëruar punën e realizuar gjatë verës nga Inter.

Marketing

Massimiliano Allegri ka përmendur Interin si rival ndaj Juventusit në garë për Scudetto në Serie A.

Ish trajneri i “Bianconerëve” beson se “Nerazzurrët” mund të shfaqin rivalitet serioz për titull të kampionit.

“Marotta ka bërë punë të mirë, me të i kam fituar katër Scudetto, pa të kam fituar prapë. Vendimi për t’u mbështetur tek Conte peshon shumë, këtë vit Nerazzurrët mund të luftojnë për Scudetto”, deklaroi Allegri për mediat italiane.
“Juventus? Pas pesë viteve është e drejtë të ndalem pak”, theksoi ai.

Marketing