Allegri në Premierligë, te skuadra e njohur

Një emër tjetër i madh mund t’i rikthehet bankinës, pak muaj pas largimit prej saj.

Marketing

Bëhet fjalë për ish trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegrin, që karrierën mund ta vazhdojë në Premierligë.

Media e madhe angleze ‘Daily Mail’ nuk ka dyshime, duke shkruar se Allegri është trajneri i përkryer për Manchester United.

Allegri pas përfundimit të sezonit të kaluar u largua nga Juventus, pas pesë vitesh qëndrim, ku fitoi pesë tituj të Serie A.

Te Manchester United, Allegri do të zëvendësonte Ole Gunnar Solskjaer, që e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin e ri.

Marketing