Allegri: Real Madridi do të triumfojë edhe pa Ronaldon

Për trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegrin, Real Madridi gjithmonë do të jetë pretendentë për të fituar tituj, edhe pas largimin të Cristiano Ronaldos.

Marketing

Sulmuesi portugez i Juventusit u largua nga “Los blancos” në korrik për 100 milionë euro, përkundër faktit që ai është 33-vjeçar. Për shkak se është ende në pushime pas Kupës së Botës, ai sot nuk luajti për klubin e tij të ri në ndeshjen kundër Real Madridit, të cilën madrilenët e fituan me rezultat 3-1, transmeton Gazeta Express.

Allegri ka thënë se ai beson që gjigantët spanjollë do të qëndrojnë një ndër fuqitë më të mëdha në futboll edhe sezonin e ardhshëm, përkundër faktit që iu është larguar golashënuesi më i mirë i tyre.

“Real Madridi është një klub i mrekullueshëm. Ne jemi të lumtur që e kemi Cristiano Ronaldo, posaçërisht në skenën ndërkombëtare dhe për shkak të përvojës që ai e sjell në skuadrën tonë”, ka thënë Allegri në konferencën për shtyp pas fitores kundër Real Madridit.

“Megjithatë, Real Madridi do të jetë gjithmonë pretendentë për të fituar tituj, me ose pa Cristiano Ronaldon”.
“Do të jetë kënaqësi ta ushtroj Cristiano Ronaldon. Ai, pa dyshim, është një nga lojtarët më të mirë në botë, së bashku me Lionel Messin, dhe unë mezi po pres të kem privilegjon ta ushtroj një lojtar po aq fantastik sa është ai”.

Marketing