Allegri takon urgjentisht presidentin e Juventusit

Massimiliano Allegri ka kërcënuar presidentin Andrea Agnelli se do të largohet nga Juventus, pak para ndeshjes me Napolin.
Ka qenë gazeta “Corriere dello Sport” që ka zbuluar se pak para se të fillojë ndeshja në “San Paolo”. Sipas medias në fjalë trajneri italian kishte vendosur të deklaronte dorëheqjen para ndeshjes me Atletico Madrid ose të marrë konfirmimin për të vijuar në të ardhmen.

Marketing

Kjo ka bërë që Agnelli të anulojë takimet e biznesit që kishte planifikuar atë ditë dhe është takuar menjëherë me Allegrin, që e ka bindur të vazhdojë më tej. Mirëpo, pak kohë më parë vetë trajneri tha se e ardhmja e tij është e paqartë dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë në fund.

Situata është e vështirë tek Juventus në prag të sfidës me Atletico Madrid, ku “Zonja e Vjetër” rrezikon eliminimin pas humbjes 2-0 në Spanjë. Nëse nuk kalojnë në turin tjetër Allegri do të jetë i sakrifikuari nga presidenti Agnelli, i cili kërkon që investimet e bëra t’i kthehen me sukses në Ligën e Kampionëve.

Marketing