Allegri trajner i ardhshëm i Unitedit?

Mediat në Britani thonë se trajneri aktuali i Juventusit, Massimiliano Allegri, dëshiron që të merr rolin e trajnerit në Manchester United.

Marketing

“Djajtë e Kuq” e shkarkuan Jose Mourinhon në fillim të këtij muaji, dhe aktualisht trajner është Ole Gunnar Solskjaer, i cili do të jetë në detyrë deri në fund të këtij stinori, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu detyrën e trajnerit në “Old Trafford” mund ta marrin edhe Mauricio Pochettino e Zinedine Zidane.

Allegri në të kaluarën e ka shprehur dëshirën për të drejtuar ndonjë skuadër në Premierligë, dhe së fundmi ka qenë duke marrë mësime në gjuhën angleze.

Marketing