“Almiri”, Apeli dërgon lëndën në Prokurorinë e Lartë

Gjykata e Apelit ka dërguar lëndën e Almir Aliut për referim në Prokurorinë e Lartë. Organi i lartë i akuzës në kolegjiumin që duhet mbaj do të shqyrtojë procedurën nga fillimi, duke verifikuar dëshmitë dhe procedurat gjyqësore në përputhje me Ligjin mbi Procedurën Penale. Lënda për vogëlushin nga Kumanova referohet në Prokurori Publike për herë të dytë.

Marketing

Ky veprim i Gjykatës së Apelit vjen pas kërkesës që mbrojtja juridike e familjes Aliu e bëri në gjyqin e shkallës së dytë, për delegimin e kompetencave të Gjykatës Themelore të Kumanovës në Gjykatën Themelore të Shkup. Ekspertët vlerësojnë se Gjykata e Kumanovës ka humbur besimin që në vendimin e shkallës së parë.

Pres që të ketë një moment të ri dhe lënda të procedohet në Shkup për shkak se Gjykata është e lidhur me aktakuzën që e shtron Prokuroria. Të gjitha provat janë se bëhet fjalë për vrasje. Kualifikim më të lehtë për veprën mund të ketë por vetëm nëse Gjykata nuk është e sigurt me provat të cilat i posedon, atëherë vlerën parimi i dyshimit dhe vendimit të favor të njërës palë por nëse ke prova aty nuk ka dyshim- thotë Arta Bilalli, juriste.

Lidhur me pranimin e ekspertizave të bëra nga ekspert pa licenca të cilat përsëri u pranuan si dëshmi në procedurë nga Gjykata e Kumanovës, Bilalli konstaton se Gjykata e Kumanovës ka shkelur Ligjin mbi Procedurën Penale.

Të pranuarit dhe bazuar në prova të këtilla është shkelje e Procedurës Penale sepse nuk guxojnë ato prova të merren për bazë të vendimit gjyqësor- thekson ajo.

Rigjykimi për Almir Aliun nisi pas ankesës së palës së dëmtuar që bëri në Gjykatën e Apelit. Kjo e fundit në vendimin e saj rekomandon ekspertiza të reja neuro-psikiatrike, por Gjykata Themelore e Kumanovës nuk respektoi vendimin e Apelit.

Mbrojtja e Boban Iliq nga ana tjetër kërkoi që Prokuroria Publike të tërheq akuzën për të akuzuarin Iliq, për faktin që sipas avokatit tij, Stevan Pavllevski, Iliq veprën e ka kryer në rrethana të nevojës ekstreme.

Ne vendimin e shkallës së parë, Iliq u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg, ndërsa Sedat Aliut, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri me nga 9 dhe 6 muaj burg efektiv. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovë si pasojë e goditjes me makinë nga i akuzuari i parë Boban Iliq. Seanca e radhës është caktuar për 16 maj, deri kur edhe pritet vendimi i Apelit nëse lënda vazhdon të gjykohet në Kumanovë apo do të delegohet në Gjykatën Penale të Shkupit.