“Almiri”, pala dëmtuar kërkon ndërrimin e gjykatësit ndihmës

Në seancën e rigjykimit për rastin e Almir Aliut, pala e dëmtuar kërkoi ndërrimin e gjykatësit ndihmës Lubomir Gjorgjeviç. Sipas avokatit Asmir Alispahiç, gjykatësi Gjorgjeviç është nga etnia e njejtë me të akuzuarin Boban Iliq dhe për këtë arsye trupi gjykues duhet të ketë gjykatës shqiptar.

Marketing

I akuzuari Boban Iliq denoncoi kërcënime para gjykatëses Maja Denkoska. Sipas tij, disa persona përmes rrjetit social Facebook i janë kërcënuar gruas së tij. Iliq shtoi se kërcënimet i ka paraqitur në polici. I njëjti nuk pranoi të flet për Alsat edhe pse tentuam të marrim prononcimin e tij jashtë gjykate.

Seanca e radhës është caktuar më 2 prill.

Marketing