Alpinistët gjetën turistin e humbur nga Franca

Alpinistët në ekipin e shpëtimit nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim-Manastir me sukses e kanë përfunduar kërkimin pas turistit nga Franca i cili dje endej nëpër pisha në Malin Baba.

Marketing

Turisti nga Franca i moshës rreth 23-vjeçare, ka qëndruar në Manastir, ndërsa fundjavën e ka shfrytëzuar për alpinizëm, por ka humbur në pjesën e majës së Pelisterit, informojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Manastir.

“Kërkimin për djaloshin e filluam menjëherë pas njoftimit se nuk ka kontaktuar me miqtë e tij. E gjetëm rreth mesnatës në afërsi të drejtpërdrejtë të Liqenit të Vogël, nën antenën e Pelisterit. Djali ishte i shqetësuar, i lodhur dhe i frikësuar. E morëm, i dhamë ujë dhe ushqim, ndërsa prej sot sërish është me miqtë e tij në Manastir”, deklaroi Peter Nolev, anëtar i ekipit të shpëtimit nga Manastiri.