Alternativa: Bisedimet vetëm me ASH-në, finalizimi së shpejti

Partia ‘Alternativa’e Afrim Gashit, bisedimet për koalicionim po i zhvillon vetëm me Aleancën për Shqiptarët ndërsa finalizimi siç thonë, mund të ndodh gjatë ditëve në vijim.

Marketing

“Alternativa është në negociata me Aleancën për Shqiptarët dhe ne jemi në kërkim të një formule fituese për zgjedhjet e ardhshme. Shpresojmë se ditëve në vijim do të kemi lajme të mira. Ne nuk jemi ata që e përjashtojmë ose e përfshijmë dikë, por thjesht jemi duke dhënë gjithçka nga vetja jonë që të krijojmë një kombinim fitues”, thonë për TVM2 nga Alternativa. Por nga ASH thonë se po vazhdojnë bisedimet për të arritur koalicionimin trepalësh me Lëvizjen BESA dhe Alternativën.

Marketing