Alternativa e Afrim Gashit nuk zgjedhë mënyra që të mbetet në pushtet?!

Alternativa e Afrim Gashit nuk zgjedhë mënyra , vetëm që të mbetet në pushtet.Këtu fillon dhe mbaron qëllimi më shumë klanor se sa kombëtarë e dëshmuar përmes një deklarate nga lideri Gashi .Asaj nuk i interesojnë dhe aq LSDM apo VMRO , mjafton që ato të jenë në Qeveri me cilëndo prej tyre qoftë edhe pa kushte .Katër deputetë nuk janë një rezultat i keq për ta sepse nuk e kishin parashikuar kurrë këtë dhe madje ishin shumë më dobët që kur u ndanë nga Lëvizja Besa duke menduar për mbijetesën politike të dyja bashkë shkruan TetovaSot .
Por deklarata e Afrim Gashit se jemi të gatshëm të hyjmë në qeveri mund të prishë shumë matematika dhe është një sinjal i keq edhe për vetë ASH-në që e kaluara ka treguar se ajo kurrë nuk del në zgjedhjet e rradhës me partnerë të njëjtë koalicioni.Kjo është një sinjal se rrugët mes këtyre dy subjekteve mund të ndahen shumë më shpejtë nga cfarë mendohej.

Marketing

Afrim Gashi me deklaratën shokuese se mund të hyjnë në qeveri nuk llogarit proceset e rëndësishme tek shqiptarët dhe cështjen e kryeministrit.Atij mund ti mjaftojë vetëm një post dytësorë për të vazhduar të jetë në pushtet.Gashi madje ka harruar se në partinë e Zaevit është edhe Lëvizja Besa dhe mes këtyre aktorëve politikë nuk u realizua trinomi i një koalicioni mes ASH-AA dhe BESA .
Por Gashi duket se ka harruar shpejtë këtë ” hasmëri” nën etjen për pushtet nuk po zgjedhë mënyra si të mbetet aty duke dashur të prishë ekuilibrat politikë dhe duke dashur të varrosë verdiktin e popullit që shqiptarët ia dhanë një partie tjetër.
Alternativa ka dëshmuar se nuk i intereson kauza shqiptare më shumë se sa pushteti dhe në këtë pikë ajo jep sinjale se po i bën favore të mëdha politikës maqedonase duke i shërbyer tejmase në kombinatorikat për formimin e qeverisë së re.TetovaSot

Marketing