AlternAtivA: Kryetari Afrim Gashi u takua me kryetarin e PDK-se, Kadri Veseli

Sot, në Prishtinë, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga deputetja Safije Sadiki – Shaini, realizoi takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Takimi ishte në frymën që e kultivon Alternativa për bashkëpunim me gjithë spektrin politik shqiptar në vend dhe në rajon.
Me këtë rast u bisedua edhe për zhvillimet e fundit politike, veçmas ato që kanë të bëjnë me procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi.
Duke folur në këtë temë, kryetari Afrim Gashi shprehu mbështetjen e tij dhe të partisë AlternAtivA për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës.
Nga ana tjetër, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e falënderoi Gashin për këtë takim dhe për këtë mbështetje, duke shprehur gatishmërinë e tij që ky komunikim dhe bashkëpunim të kultivohet dhe të thellohet edhe në të ardhmen.

Marketing
Marketing