Alternativa Kumanovë: BDI abuzon me vauçerët për turizëm

Dega Alternativa-s në Kumanovë, kritikon Ministrinë e Ekonomisë, vauçerët turistikë që u jepen qytetarëve me të ardhura të ulta. Sipas tyre, kjo kategori qytetarësh vështirë t’i shfrytëzojë këta vaucerë prej 12.000 denarësh, për shkak të procedurës së ndërlikuar të kompletimit të dokumenteve. Madje Alternative thotë se këta vaucerë janë joshje për votuesit në prag të zgjedhjeve lokale. Megjithatë ftojnë qytetarët që sa më masovikisht t’i shfrytëzojnë vaucerët e të mbajnë mend se nuk ua jep Ministria e Ekomisë por janë nga buxheti që mbushet nga taksat e qytetarëve.

Marketing

“Meqë BDI-ja në Kumanovë ka pësuar debakël në disa cikle zgjedhore radhazi, ne kemi dyshime të bazuara se kësaj radhe Ministria e Ekonomisë, që drejtohet nga kuadër i BDI-së, do t’i keqpërdorë vauçerët për turizëm, që përmes tyre ta rrisë votën. Në të vërtetë, nuk është hera e parë që BDI-ja tenton të bëjë presione të këtilla për vota në Kumanovë.”, tha Nagri Rexhepi nga Altenativa-dega Kumanovë.

Marketing