Alternativa në Qeveri?Taravari: Në politikë, “never say never”

Zërat se Alternativa mund të bëhet pjesë e qeverisë u ka përgjigjur, sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari.

Marketing

Duke folur në emrin e partisë, ASH-së e cila është në koalicion opozitar me Alternativën, Taravari ka deklaruar se koalicioni tani për tani funksionon shumë mirë. Megjithatë, ka shtuar se në politikë “never say never” (kurrë mos thuaj kurrë).

Arben Taravari: Po them, në politikë ‘never say never”. Asnjëherë mos thuaj jo. Kështu që…

Arben Retkoceri: Ju njëherë thatë se me BDI-në nuk bëni koalicion, tani mos thoni…

Arben Taravari: Për ne kjo është definitive. Ky është qëndrimi ynë…. Edhe pse raportet me Alternativën janë shumë korrekte, po përgatitemi për zgjedhjet lokale së bashku. I analizojmë të gjitha mundësitë. bile edhe me partitë tjera. Ja e lë të deklarohet ndonjë funksionar i Alternativë. Unë mendoj se s’ka gjasa Alternativa të ndahet nga Aleanca.

Marketing