Alternativa partia e përplasjeve për kulaç politik

Si duket nuk po i vie fundi përçarjeve në Alternativa. Pas lajmeve të fundit të cilat u shpërndanë në portale dhe mediume për përçarjen mes Zejdit dhe Afrim Gashit, tani po përfolet për mosmarrëveshjet mes Zejdit dhe kandidatit për kryetar komune Bekim Sali.

Pak para zgjedhjeve komunale që do të mbahen në Tetor ka filluar lakmia për kulaçin politik në partinë Alternativa. Një arsye e cila po e çon këtë parti drejt shpartallimit njejtë ashtu siç ndodhi edhe para disa viteve me Lëvizjen Besa. Siç duket askujt nuk po i pëlqen kryeneçësia e Zejdit në këtë parti dhe kundërshtimi ndaj ideve dhe lëvizjeve të tij nuk kanë fund.

Marketing

Bekim Sali është në taborin e kryetarit Afrim Gashi. Këta të dy po bëjnë çmos që të kapin plotësisht frenat e partisë duke anashkaluar anëtarët e tjerë. Siç duket përfitimet personale janë shumë të rëndësishme për këta politikanë sesa siç shtiren në publik kinse po luftojnë për të sjellë të mira tek populli. express.mk

Marketing