Sonte me fillim në orën 19.30, në ambientet e sallës “Opera dhe Baleti” në Shkup partia “ALTERNATIVA” do ta realizojë konventën e saj promovuese me emrin e ri dhe logon e re.

Strukturat e partisë “ALTERNATIVA” sonte pritet t’i japë frymë të re skenës politike, duke ribrenduar partinë me emër dhe logo të re. Informatat jozyrtare thonë se prej sonte ALTERNATIVA do të jetë zëri i fuqishëm i shqiptarëve të Maqedonisë.

Mesazhet e aktivistëve të partisë së Afrim Gashit janë: “Sërish vjen marsi”, “Alternativë kërkon rinia”, “ Sonte nga Shkupi dardan fillojmë të jemi zëri i fuqishëm i shqiptarëve”, “kthehemi fuqishëm, më fortë se dje”.

Janë këto mesazhe që po dërgohen gjithandej nga aktivistët e ALTERNATIVËS nëpër rrjetet sociale.

evn