Alternativa: Sot humbëm një njeri të madh dhe një veprimtar të palodhshëm

Partia Alternativa sot përmes një komunikate për media kanë njoftuar dhe kanë shprehur ngushëllime për anëtarin e tyre të kryesisë qëndrore Shaban Zendelin, drejtorin e NP Hekurudhat e Maqedonisë.

Marketing

Nga Alternativa shprehen të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Zendelit, dhe humbjen e tij e konsiderojnë edhe humbje për mbarë kombin shqiptar në Maqedoni.

Në vijim keni komunikatën e plotë të Alternativës:

Alternativa i njofton aktivistët dhe opinionin e gjerë se sot, më 11 korrik 2019, në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë anëtari i Kryesisë Qendrore i Alternativës dhe veprimtari i palodhshëm Shaban Zendeli – drejtor i deritanishëm i NP Hekurudhat e Maqedonisë – Transport.

Vdekja e tij, që na ka goditur të gjithëve, është një humbje e madhe për neve si parti, por edhe për mbarë kombin shqiptar në Maqedoni, sepse kështu kemi humbur një atdhetar të devotshëm, një idealist të përkushtuar dhe një njeri vetëmohues e sakrifikues.

Do të mbetet në kujtimet tona si njeri i betejave për sistemin e vlerave që bashkërisht i projektuam dhe luftuam për to pa u kursyer.

Duke e ngushëlluar familjen, u shprehim ngushëllime edhe të gjithë aktivistëve të Alternativës, që te, tashmë i ndjeri, Shaban Zendeli, gjenin njeriun e urtë dhe të guximshëm për t’u mbështetur.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot pas faljes së ikindisë në f. Orizare të Kumanovës.

Shkup, 11.07.2019 AlternAtivA – Shkup