Alternativa:Urime 111-vjetori Alfabetit dhe 5-vjetori i përfaqësimit autentik Alternativ

Sot, në këtë ditë të madhe të gjuhës shqipe dhe të shkronjave shqipe, pra nëDitën e Alfabetit Shqip, Alternativa gjen rastin t’ua urojë të gjithë shqiptarëvekahdo që janë festën e madhe të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke uruar qëkremtja të kalojë në frymë festive, ndërsa gjuha dhe shkronjat shqipe të mbetentë shenjta dhe të përjetshme. 22 nëntori i 1908-tës ishte uvertura e kombndërtimit tonë, që u kurorëzua me 28nëntorin e 1912-tës, sepse përcaktimi i alfabetit shqip e mundësoi edhe shkrimine Deklaratës së Pavarësisë. Një komb që për 111 vjet shkruan me shkronjat eveta latine detyrimisht e ka përcaktuar fatin e tij historik si komb i dijes, ishkrimit dhe i librit. Për këtë jemi pafundësisht mirënjohës ndaj të gjithapersonaliteteve të larta të kombit për vizionin dhe devotshmërinë me të cilën eskicuan identitetin tonë kombëtar.Më 22 nëntor, po ashtu, është edhe ditëlindja e partisë sonë, që lindi nga nevojatautentike dhe autoktone shqiptare, duke vepruar si subjekt autonom dhe dukendërtuar politika që sollën risi jo vetëm në skenë politike shqiptare, por edhe atështetërore. Duke shpresuar se historia i regjistron të gjitha, Alternativa me këtërast të gjithë aktivistëve, simpatizuesve dhe votuesve të saj ua uron edhe 5-vjetorin e themelimit dhe i inkurajon që ta mbështesin këtë opsion burimorpolitik, i cili – pavarësisht furtunave dhe goditjeve deri në përmasa represivejuridike – vazhdon të mbetet strumbullari i interesave shqiptare në Maqedoni.Ne mund të jemi të vegjël kundrejt historisë, por historia nuk do të bëhej as pane. Po kujtojmë Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe procesin euro-atlantik, qëerdhën në shqyrtim në rend dite vetëm pasi që ne u bëmë pjesë e skenës politikeparlamentare. Qoftë i përjetshëm 22 nëntori i shkronjave shqipe dhe i Alternativës AutentikeAutoktone dhe Autonome shqiptare!

Marketing
Marketing