Álvarez prej sot vishet bardhekaltër

Kampionati i Maqedonisë për herë të parë do të ketë një futbollist nga Kosta Rika, ndërsa për herë të parë një futbollist nga ky vend, do të mbajë veshë fanellën e FC Shkupit,

Marketing

Bëhet fjalë për futbollistin 25 vjeçar, Freddy Álvarez, i cili mbrëmë vonë ka arritur në Shkup dhe ka nënshkruar kontratë një vjeçare me ekipin tonë, me mundësi për ta vazhduar atë edhe për një vit tjetër, ndërsa ai vjen nga ekipi ADR Jicaral që garon në Primera Division të Kosta Rikës.

Álvarez është një nga mesfushorët më të mirë të kampionat kostarikan që këtë sezon në 21 paraqitje ka shënuar 8 gola, duke shtuar edhe 5 asiste.

Menjëherë pas arritjes në Shkup dhe gjatë vënies së firmës në kontratën e FC Shkupi, Álvarez është prononcuar për faqen zyrtare të klubit, ku mes tjerash ka thënë se ndjehet i lumtur që ka ardhur në Shkup për një përvojë të re.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur në një klub, për të cilin më kanë thënë se është me traditë dhe histori dhe ka shumë trofe të fituar. Ardhja ime në ekipin e Shkupit është me pritje shumë të larta personale por dhe grupore, shpresoj të jem në gjendje të përshtatem shpejt me ekipin dhe me atë që dëshiron trajneri. Besoj se nga sot do të jem i disponueshëm për trajnerin dhe do të fillojmë shpejtë të përshtatem në organikën e klubit, pasi na presin sfida të mëdha si në kampionat ashtu edhe në garat evropiane dhe Kupën e vendit”, ka thënë Álvarez.

E kemi pyetur atë edhe për cilësitë e mira që ka nga gjuajtja e lirë dhe se a mund të presim gola, ku mes tjerash tha: “Po, mirë, unë ndjej se është një virtyt që kam goditje precize nga gjuajtjet e lira, shpresoj të arrij shumë gola dhe të ndihmoj ekipin”.

Álvarez deri më tani ka luajtur në shumë skuadra vendore edhe atë karriera e tij e tëra është në Primera Division,ku ka luajtur me Herediano, Alajuelense, Alajuelense, Dep. Municipal (Peru Primera Division), Universitarios, Saprisa dhe CS Uruguay.

Në total në Primera Division dhe Peru ka 199 ndeshje, duke regjistruar edhe 26 gola. Mesfushori kostarikan gjithashtu ka qenë edhe anëtar i reprezentacionit të shtetit të tij me gjeneratat U20, U21 dhe U23.

Ardhja e Freddy Álvarez është një përforcim i madh për skuadrën, ndërsa ditëve në vazhdim pritet që të kemi edhe disa emra të tjerë për të kompletuar repartet ku trajneri Bajrami dhe ekipi ka nevojë për përforcime.

Marketing