Alves akuzon Juventusin: Ata më mashtruan

Dani Alves e ka kritikuar Juventusin duke thënë se e kaloi një sezon të pakëndshëm atje. Ai madje tha se ishte ndierë i mashtruar, pasi që klubi nuk i mbajti premtimet që ia dha në fillim.

Mbrojtësi anësor brazilian i fitoi dy trofetë vendore të Italisë dhe arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve me Juventusin gjatë sezonit 2016/17, mirëpo shumë shpejt ai vendosi të kalojë në Paris Saint-Germain, transmeton Gazeta Express.

“E pata një sezon paksa të pakëndshëm në Itali, në Torino. Ndihesha i mashtruar pasi që nuk mu dhanë ato gjëra që më ishin premtuar dhe kjo është ndjenja më e keqe që ekziston”, ka thënë Alves.

“Unë shkrova historinë me Juventusit dhe pata mundësi t’i pyes disa njerëz atje se çfarë mendonin për Daniel Alvesin si punëtor”.

“Nuk ka asnjë person të vetëm atje që nuk më do mua. Situata është krejt ndryshe me ata që më dërguan atje, marrëdhënia me ta është ndryshe për shkak të gjërave që m’i kanë thënë”.

“Ishte vendimi im. Unë e respektoj historinë dhe Juventusin shumë. Kam shumë shokë atje. Nëse njerëzit janë të pakënaqur, atëherë gjithçka kthehet te ti. Ndihesha se ata më kishin dështuar dhe u largova nga Juventusi”.