Amazon dhuron 97,5 milionë dollarë për të pastrehët

Jeff Bezos, president i grupit Amazon përmes fondit “Day One Fund”, fondacion bamirësie prej dy miliardë dollarësh, do të dhurojë 97,5 milionë dollarë për 24 organizata bamirëse që kujdesen për familjet e pastreha, bëri të ditur Amazon.

Marketing

‘’Donacionet synojnë të mbështesin organizatat që punojnë për të siguruar familjet e pastreha dhe për t’i ndihmuar ato të ringrihen’’, thekson Bezos me anë të një komunikate.

Marketing