Ambasada e Britanisë bën thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë

Kosovo flag with Great Britain flag on a grunge cracked wall

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka bërë thirrje që sa më shpejtë të formohet Qeveria.Pas thirrjes së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka bërë thirrje që tani pas konstituimit të Kuvendit, të krijohet edhe Qeveria.Përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social, ambasada britanike, ka bërë të ditur se pothuajse tre muaj që nga zgjedhjet parlamentare, formimi i një qeverie të re është vonuar.

Marketing

“Ne mirëpresim konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe urojmë kryetarin e re, Glauk Konjufcën dhe zëvendëskryetarët e rinj. Pothuajse tre muaj që nga zgjedhjet parlamentare dhe formimi i qeverisë së re është vonuar. Tani që është konstituuar Kuvendi, votuesit e Kosovës meritojnë të kenë sa më shpejtë qeverinë për të cilën votuan më 6 tetor”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

We welcome the inauguration of the new Assembly of Kosovo, and we congratulate the new Speaker Glauk Konjufca and the…

Publiée par British Embassy, Pristina sur Jeudi 26 décembre 2019

Marketing