Ambasada e SHBA-së në Shkup përshëndet nënshkrimin e Protokollit Qasës për NATO

Ambasada e SHBA-së në Shkup, përmes rrjetit social Facebook, përgëzoi nënshkrimin e sotëm të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Marketing

“Urime për këtë hap historik”, shkruan në statusin e Ambasadës në Facebook.

Ambasadori Jess Bailey dhe stafi i Ambasadës së bashku ndoqën nënshkrimin e Protokollit.
Midis 29 nënshkruesve të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO sot në Bruksel, ishte edhe përfaqësuesi SHBA-së Kay Bailey Hutchinson.